NISMA: Ky nuk është migrim ilegal, është shpërngulje

Nisma për Kosovën që nga fillimi i saj ka paralajmëruar për të gjitha rrjedhat negative që ishin pasoj e një qeverisje të keqe. Për fat të keq, shumë rrjedha të ditëve të fundit po e konfirmojnë se kishim të drejtë për të gjitha shqetësimet e ngritura. Dhe kjo nuk na bënë të lumtur!

Në Kosovë, para syve te qeveritarëve tanë po ndodh shpërngulja më e dhimbshme e qytetarëve tanë, e jo migrim ilegal siç po e quan Qeveria e Republikës. Kjo nuk është vetëm shpërngulje e qytetarëve, nga Kosova, por largohen edhe bizneset me paratë e tyre. Kjo situatë pa dyshim qëdo  të lë  pasoja tjera në ekonomin e vendit dhe në Buxhetit e Kosovës. Sigurisht në të ardhmen do të kemi edhe më pak tatime në të ardhura, më pak të hyra në dogana, më pak konsum etj.

Tek shumica e qytetarëve që po e lënë Kosovën mbizotëron bindja se këtu nuk ka punë, nuk ka kushte për  jetë normale, nuk ka siguri dhe se mungon perspektiva për të ardhmen e fëmijëve të tyre, thuhet ndër të tjera në komunikatën e kësaj partie.

Nisma për Kosovën konsideron se, pasojë e kësaj gjendje janë:

Keqqeverisja e vazhdueshme, sidomos në vitet e fundit dhe koalicioni i tashëm qeverisës ka qenë tepër zhgënjyes për qytetarët tanë.
Kjo qeveri me politikat e saj të dëmshme në çdo segment të jetës, ka shkatërruar besimin dhe entuziazmin e qytetarëve për ndryshime pozitive.
Në vend që shteti të hapte perspektiva për qytetarët e tij, ndodhi kapja e shtetit nga grupet informale të politikës.
Frika dhe shantazhi u instaluan në të gjitha segmentet e shtetit nga njerëzit e pushtetit.

Që nga fillimi partitë qeveritare janë udhëhequr nga gënjeshtrat, mashtrimet e premtimet e vazhdueshme, në çdo fushatë zgjedhore qytetarët janë mashtruar me liberalizimin e vizave. Kanë dhënë premtime të rrejshme dhe të parealizuara, kanë premtuar qindra milionë investime për secilën komunë. Kanë bërë premtime marramendëse për rritje pagash dhe hapje të qindra mijëra vendeve të reja të punës.

Të gjitha këto premtime kanë pasur vetëm një qëllim, mashtrimin e qytetarëve për tu marrë votën, e fatkeqësisht qytetaret në emër të shpresës kanë ra në kurthin e këtyre mashtrimeve dhe gënjeshtrave te pa turpshme te atyre që sot janë në qeverisje të vendit.
Rrënimi i institucioneve të pavarura dhe instalimi i qeverisjes klienteliste e përhapur në mënyrë masive në çdo institucion publik e shtetëror si duket ka qenë prioritet për këta qeveritarë.
Rrënimi dhe abuzimi me pasurinë publike e kombëtare është shoqëruar me një sistem parapolitik në funksion të kontrollit të të gjitha institucioneve publike dhe  private ka qenë një nga prioritet e këtyre njerëzve që sot qeverisin me vendin.

Të gjitha këto, kanë ngushtuar hapësirën, kanë humbur mundësinë dhe kanë mbytur shpresën qytetarëve të vendit që sot po shpërngulën nga Kosova.

Këto janë disa nga shkaqet e shumta që kanë shkaktuar që qytetarët kanë humbur çdo shpresë për një jetë të dinjitetshme për vete dhe të fëmijëve të tyre.

Nisma për Kosovën i fton të gjithë qytetarët që mos të shpërnguleni, por të bashkohemi për të ndryshuar këtë gjendje të shkaktuar nga keq qeverisja, papërgjegjësia dhe injoranca e qeveritarëve. Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta ndryshojnë gjendjen dhe shpresën për një të ardhme të dinjitetshme në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar rreth një programi kombëtar për ndryshim e kthejnë shpresën dhe besimin qytetarë, thuhet në fund të komunikatës.