Nis projekti i restaurimit të pazarit të Korçës

Ministria e Kulturës njofton nisjen e projektit të Restaurimit dhe Rivitalizimit të Pazarit të Korçës.
 Marrëveshja e Mirëkuptimit për këtë projekt do të firmoset këtë javë mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (Albanian American Development Foundation), Ministrisë së Zhvillimit Urban , Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Korçës.
Në lajmërimin e MK për Median thuhet se “Qëllimi i këtij projekti është rigjallërimi i zonës së Pazarit të Vjetër të Korçës, për ta rikthyer këtë pazar në zonë ekonomike të zhvilluar të qytetit të Korcës, duke ndërmarrë veprime konkrete për zhvillimin e kësaj zone dhe restaurimin e godinave të Pazarit të Vjetër të Korçës, në respektim te ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të legjislacionit të zbatueshëm shqiptar”.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvilloeht sot në Korçë, ku do të zhvillohet edhe një prezantim nga studio projektuese i projektit të Restaurimit të 7 blloqeve që do të financohen nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit.