Nis me incidente derbi, theren dy tifozë të Romës

Nuk ka mundur të kaloi pa incidente derbi i zjarrtë i kryeqytetit italian në futboll mes Lazios dhe Romës.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga mediat italiane, ka pasur përleshjes mes dy tifozërive, ku janë therur me thikë dy tifozë të Romës.

Lazio dhe Roma përballën në stadiumin Olimpiko, për ndeshjen e javës së 37-të, që ka peshë të madhe për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.