Nipi i uron gjyshes së tij 109 vjetorin e lindjes ( Foto)

Fatime Ahmeti mund të jetë gruaja më e vjetër në shtetin e ri të Evropës. Dje ajo ka festuar 109 vjetorin e lindjes.

Ditëlindjen ia ka uruar edhe njëri nga nipat e saj, Armend Ahmeti, që ka postuar fotografinë e saj në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Ahmeti ka postuar gjithashtu edhe letërnjoftimin e zonjës së moshuar, sa për të dëshmuar se ajo ka lindur më 1 janar të vitit të largët 1906. “Gjyshja jonë i bëri 109 vjet. Urime gjyshe e dashur”, ka shkruar ai në Facebook. Fatime Ahmeti ka lindur në Medvegjë, ndërsa aktualisht jeton me familje në Bardhosh. Ajo ka përjetuar 5 luftëra, përfshirë edhe luftën e fundit, dy luftëra ballkanike e dy botërore.

 

 
Loading...