Ngjarje e rëndë në Velipojë, vdes 20 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Velipojë.

Një 20-vjeçare me emrin Matilda Prendi, është vetëhelmuar me fostoksinë në shtëpinë e saj. Pas gjetjes nga familjarët, e reja është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

20-vjeçarja ka ndërruar jetë mbremjen e së hënës duke mos i mbijetuar helmimit.

Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës. Në pyetje po merren familjarët.