Nga Zvicra asnjë i burgosur nuk është transferuar në Kosovë

Por, në një debat në televizionin zviceran “Rundschau”, u tha se deri më sot asnjë i burgosur nuk është transferuar në Kosovë. Informacionin e ka bërë të ditur drejtori i policive kantonale, Hans-Jürg Käser.
“Burgjet tona janë të stërmbushura. Në Kosovë ka vende të lira nëpër burgje”, thotë Hans-Jürg Kaser për “Rundschau”.
Për shefin e lartë të policisë së vendit, është e pakuptueshme që asnjë i burgosur nuk është dërguar deri sot në Kosovë, ndërsa që nga maji 2014 një marrëveshje për transferim është në fuqi me Kosovën.
“Qëllimi ynë është që të burgosurit kosovarë t’i transferojmë në Kosovë”, thotë Hans-Jürg Käser, duke pretenduar se në këtë mënyrë do të lehtësohet sistemin penal zviceran, transmeton Albinfo.ch.