Nga Skenderaj udhëton për në Maltë, për të ndarë drejtësi në finalen e kupës

Dyshja e arbitërve të Kosovës, Besar Beqiri-Besart Ismajli do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Maltës në futsall.

Luxol dhe University do të përballen të premten mbrëma në finalen e Kupës së Maltës. Arbitri Besart Beqiri për RTKLive, ka konfirmuar se bashkë me Besart Ismajlin, një tjetër arbitër i futsallit tonë, nesër do të udhëtojnë drejt Maltës.

“Nesër do të udhëtojmë drejt Maltës. Të premten në orën 20:00, do të gjykojmë finalen e Kupës së Maltës mes Luxol dhe University”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se është i lumtur që tashmë edhe arbitrit e Kosovës po gjykojnë ndeshjet ndërkombëtare.

“Sigurisht se të referosh në arenën ndërkombëtare është diçka e madhe për ne. Ne jemi përgatitur mirë që të kryem ashtu siç duhet punën tonë në finalen e Kupës së Maltës, por jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe për sfidat tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Beqiri.

Finalja mes Luxol, që është edhe kampion në fuqi i Mlatës, dhe University nis në orën 20:00.

Lexo tjetër  Sot banorët e Skenderajt morën një lajm të mirë (FOTO)