Nesër për Drenicën është ndeshja e vitit!

Skuadra e KF Drenicës do të luajë ndeshjen e vitit këtë të mërkurë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjysmëfinalja e dytë në mes të KF Drenicës dhe KF Llapit do të zhvillohet ditën e mërkurë nga ora 15:00, një sfidë jetike dhe kryesorja e vitit për klubin nga Skenderaj, i cili do të kërkoj me ngulm finalen e 3 Qershorit.

Futbollistët e KF Drenicës po kalojnë nëpër një formë mjaft të mirë dhe tashmë janë shumë afër realizimit të këtij qëllimi të madh.

Ndeshja e parë e zhvilluara në “Bajram Aaliu”, ka përfunduar pa gola, dhe nesër Drenicën e dërgon në finale pos fitores edhe barazimi me gola.

Tifozeria e Skënderajt “Shqiponja e Zeza” nesër do të jenë në stadiumin e Llapit për t’i dhënë përkrauhje maksimale skuadrës së tyre për t’u kualifikura në finale të Kupës së Kosovës në futboll./Drenicapress.info/

 
Loading...