Nënkryetari Sylaj viziton Bibliotekën e Qytetit “Ymer Elshani”

 

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu dhe shefin për Kulturë, Skender Hasi kanë vizituar Bibliotekën e Qytetit “Ymer Elshani” në Drenas, me rastin e pasurimit me ekzemplar të ri.

Me këtë rast Nënkryetari Sylaj falënderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport-Departamentin e Kulturës, për donacionin e dhuruar për Komunën e Drenasit, përkatësisht Bibliotekën e Qytetit “Ymer Elshani” në Drenas.

Biblioteka e Qytetit “Ymer Elshani” në Drenas është pasuruar me 50 tituj librash përkatësisht 150 ekzemplar të ri.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

Lexo tjetër  Në Skenderaj u mbajt koncert për fëmijë nga shkollat e qytetit (FOTO)