Nënkryetari Nura priti shefin e LMT-së, kapitenin Kauçiç

 

Në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, Nënkryetari i Komunës Fadil Nura prit në takim shefin e LMT-së sllovene, kapitenin Sreçko Kauçiç. Temë e takimit ishte situate e përgjithshme e sigurisë në komunë dhe bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.
Kapiteni Kauçiç shprehu falenderimin e tij në emër të LMT-së për bashkëpunimin e vazhdueshem që ka treguar Komuna e Skenderajt në rraport me KFOR-in. Ai u interesuar për disa nga shqetësimet e qytetarëve sa I përket qenëve endacakë dhe çështjes se mbeturirave.
Nënkryetari Nura theksoi rëndësin që ka bashkëpunimi I vazhdueshëm me KFOR-in dhe në veçanti me LMT-në që vepron në Skenderaj, duke siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.
“Institucionet e Skenderajt po bëjnë punë sistematike në gjetjen e zgjidhjes për disa problem, posaçërisht për evitimin e problemeve me qentë endacakë, si problem akut në këtë moment për të gjitha komunat e Kosovës”, tha z.Nura.
Ai më tej i informoi mysafirët për mënyrën e trajtimin të kësaj problematike në të kaluarën, por theksoi edhe kufizimet që kanë komunat në lidhje me trajtimin e qenëve endacakë, pas kufizimeve që kanë ardh nga institucionet qendrore në lidhje me trajtimin e qenëve.
Bashkëbiseduesit velrësuan se situata e sigurisë në Skenderajt vazhdon të jetë e mirë. Po ashtu ata u pajtuan se bashkëpunimi në mes Komunës së Skenderajt dhe LMT-së është i rëndësishëm, duke premtuar se kjo frymë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 
Loading...