Nënkryetari i Komunës inspektoj zhbllokimin e rrugëve në Shalë të Bajgores

 

Nënkryetari i Komunës  së Mitrovicës, Safet Kamberi,  i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtimi, Musa Dragaj dhe drejtori i  Infrastrukturës, Blerim Baruti, kanë inspektuar të hënën në orët e pasdites rrugën magjistrale që kalon përmes  Shalës së Bajgores, për të parë për së afërmi punën që po bëjnë operatorët për zhbllokimin e saj pas të reshurave të fundit të borës.
“Operatorët po qëndrojnë në gatishmëri për të zhbllokuar rrugët nga bora dhe për të mundësuar lëvizje dhe qarkullim të lirë, ndonëse në këtë anë  mbrëmë edhe sot ka pasur reshje të borës në disa pjesë që kanë krijuar pengesa për lëvizje. Mirëpo gëzon fakti se rrugët deri në Bajgorë janë të kalueshme, kuptohet me pajisje dimërore. Ndërsa, në disa lokalitete tjera po punohet në hapjen e rrugëve”, tha nënkryetari Safet Kamberi.
Gjatë qëndrimit të tyre në fshatin Bajgorë të Shalës, zyrtarët komunalë  janë takuar me banorët e këtij fshati  dhe personelin arsimor të shkollës “Meh Uka”, të cilët kanë shprehur  falënderim për efikasitetin e drejtorive përkatëse që kanë mbikëqyrë punën e operatorëve në mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Shalës.

 022.JPG

 

 
Loading...