Nënkryetari Gani Sylaj boton libër, të parin ia dhuron kryetarit Lladrovci

Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, njëherit edhe autor i librit “Ilegal viteve shtatëdhjetë”, i ka dhuruar ekzemplarin e parë kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar nënkryetarin Sylaj për angazhimin e punës për botimin e këtij libri i cili flet për veprimtarinë ilegale të viteve të shtatëdhjeta në Kosovën e pushtuar nga ish-Jugosllavia. Lladrovci ka inkurajuar autorin që të vazhdoj me veprimtarin e tij për të nxjerr në dritë edhe libra tjerë për të ju treguar gjeneratave të reja pushtimin e egër jugosllavë, njëkohësisht përpjekjet e ilegalëve të Kosovës për t’u çliruar nga pushtuesit jugosllavë.

Gani Sylaj tha se “kam nderin që ekzemplarin e parë të këtij libri t’ja dhuroj juve që jeni një nder ata për të cilët flet ky libër”.

Kujtojmë që Gani Sylaj, ka përfunduar edhe vëllimin e dytë i cili do të jetë shumë shpejt në duart e lexuesve dhe është duke punuar edhe për vëllimin e tret që i takojnë kësaj periudhe.

Lexo tjetër  Pastrohet sheshi i Skenderajt (Video)