Në tmerrin pa shpresë të Marinzës

Ndihma e vetme që u vjen tashmë, është një makinë e madhe, që u sjell ujë të pijshëm. “Shpërthimet” e gazit dhe depërtimi i ujit në dhjetëra shtëpi të fshatit Marinëz, ka bërë që ata të kalojnë ndoshta javën më të vështirë të jetës së tyre.

Tema e ditës për fëmijë, të rritur e të moshuar janë pikërisht ata shatërvanë fantastikë në dukje dhe shkatërrues në pasoja. Për sigurinë e zonës, deri në kontrollin e plotë, janë vendosur shirita pengues dhe roje, të cilët qëndrojnë me dy turne, por kjo duket se nuk u hyn në sy banorëve. Ata qajnë shtëpitë, tokat dhe pikëpyetjen për të nesërmen. Në bazë të ligjit, aty duhet të ishte, ose fshati, ose kompania e nxjerrjes së naftës. Për banorët, ky nuk është “tërmeti” i parë,