Në Strugë vazhdon punëtoria për njohjen e punës rinore dhe zhvillimin e politikave rinore

Nga dje, në qytetin e Strugës ka filluar punëtoria kombëtare për zhvillimin e politikave për punë rinore, që do të zgjatë deri më 18 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë punëtori marrin pjesë përfaqësues të të rinjve dhe vendimmarrës, që përmes dialogut strukturor, i përcaktojnë udhëzimet kyçe për njohjen e punës rinore në Maqedoni.

Konferenca është pjesë e projektit ”Zhvillimi i politikës për punën rinore” që realizohet nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport.

Në këtë aktivitet u tha se me njohjen e punës rinore, do të përmirësohet ndjeshëm kontributi në zhvillimin e politikave të ardhshme rinore, ndërkaq puna rinore është shndërruar në një nga prioritetet e Strategjisë kombëtare për rininë 2016-2025.

Lexo tjetër  Jep dorëheqjen lideri i partisë britanike