Në Skenderaj u mbajt koncert për fëmijë nga shkollat e qytetit (FOTO)

Organizuar nga DKRS në bashkëpunim me shkollat fillore të qytetit të Skenderajt, sot në kuadër të shënimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” është mbajtur një koncert me pika artistike të përgatitura nga nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” dhe shkollës “Ahmet Delia’’.

Koncertin e kanë ndjekur një numër i madh fëmijësh të të dy shkollave dhe performancë e bashkëmoshatarëve të tyre ka zgjatur rreth një orë. Fëmijët e pranishëm janë argëtuar me këngë dhe recitime të përgatitura nga nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre.
Po sot në hapësirën e jashtme të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është bërë vendosja e Shtyllës së Paqes. Skenderaj ka hyrë, që nga sot në mesin e 196 vendeve që tashmë e kanë të ngritur Shtyllën e Paqes.

Inicjativa për vendosjen e saj ka ardhur prej organizatës The World Peace Prayer Society dhe përfaqsuesi i saj në Kosovë Armend Rrustemi. Mesazhi dhe simbolika e saj është përhapja e paqes në botë. Mbishkrimi i vendosur në të “Paqja mbretëroftë në tokë” është i shkruar në katër gjuhë; shqip, anglisht, frengjisht dhe gjermanisht.

 

 
Loading...