Në Skenderaj së shpejti pritet të ngritet shtatorja e këtij heroi të madh nga Drenica (FOTO)

Qytetit të Skenderajt së shpejti pritet t’i shtohet edhe një shtatore, ajo e heroit të kombit Shaban Polluzha, transmeton Drenica Press. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura.

Në një postim të tij në facebook, Nënkryetari Nura tha: “Të nderuar qytetarë, pas lirimit të hapsirës së Parkut “SHABAN POLLUZHA” në qender të Skenderajt, vitin e kaluar edhe pse të vonuar …! Tashmë ka ardhur koha qe mu në qender të parkut ta ngrehim shtatoren e komandantit, vizionarit dhe heroit tonë kombetarë antikomunist, Shaban Polluzha.
Kryeqëndra e Drenicës mbetët e varfer për derisa në gjirin e vetë i mungon biri i saj, udhëheqësi vizionarë dhe luftetari i paepur kunder hordhive komuniste në mbrojtje të vlerave perendimore dhe lirise së popullit.
Kjo jo per ti bër karshillek apo oponencë Komunave që i ngrehin shtatore, pikerishtë atyre qe i kishin duart e gjakosura me gjakun e paster të Shabanit, Mehmetit e shumë e shumë bashkëluftetarëvë tjerë të Drenices e mbarë Kosovës……..!
Por për të deshmuar se historia është një dhe e pa ndryshuar.

Fotografia e Fadil Nura

 
Loading...