Në Skenderaj, certifikohen 42 fermere (FOTO)

Është bërë certifimim i 42 fermereve për përpunimin e frutave të pemëve dhe perimeve nga komuna e Skenderaj, në kuadër të një projekti të realizuar nga IADK në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Projekti ka pasur për qëllim aftësimin e grave fermere në fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve. Sipas drejtorit të BPZHR-së në Skenderaj, ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi ka aftësuar gratë fermere në fushën e përpunimit të frutave. Ai i ka lavdëruar fermeret për intersimin dhe punën që po bëjnë në ngritjen profesionale në këtë fushë, transmeton DRENICA PRESS.

Ndërsa përfaqsuesi i IADK-së Zenel Bunjaku u shpreh shumë i kënaqur me realizimin e projektit, i cili, sipas tij do t’u ndihmojë shumë grave fermere të intersuara për fushën e përpunimit të produkteve bujqësore. Ai po ashtu u shpreh i kënaqur me punën që është bërë gjatë procesit të trajnimit dhe certifikimit të këtyre fermereve.

Në kuadër të angazhimeve ne fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve, si shembull i mirë vlen të përmendet fermeja nga Izbica Florije Halilaj, e cila me punën e saj ka arritur që të jetë përfituese e projektiti të IADK-së për krijimin e një pike përpunuese në fshatin Izbicë.