Në Shipol të Mitrovicës hapet një klasë parashkollore

Në shkollën e mesme të ulët “Fazli Grejqevci” në Shipol të Mitrovicës është përuruar këndi për një klasë përgatitore.

Falë një donacioni nga OSBE, 77 fëmijë të këtij lokaliteti do të kenë kushte shumë të mira për ndjekjen për të shkuar parashkollorë, njofton Komuna e Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Në këtë ngjarje morën pjesë  nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, me drejtorët komunal Musa Dragaj e Skender Avdiu, përfaqësues të OSBE-së, të Policisë së Kosovës, të Bashkësisë Islame, të Bashkësisë Lokale  dhe mysafirë tjerë të shumtë,

Drejtoresha e shkollës, Naxhije Kurti, pasi falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së, Erduan Gjigoli dhe Rrahman Berisha, për sigurimin e komplet pajisjeve për  këndin e klasës parashkollore, tha se ndjehet shumë e lumtur që fëmijët e paralarjes së Shipolit tani e tutje kanë kushte shumë të mira për tu parapërgatitur për fillimin e shkollimit të rregullt.

”Ky projekt i realizuar krijon kushte dhe ambient atraktiv  për zhvillimin e aktiviteteve të shumta e të ndryshme, gjë që do t’iu mundësoj fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre psiko-motorike, sociale dhe, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në formimin e personalitetit tek fëmijët”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, shprehu kënaqësinë e tij për krijimin e këtij këndi për fëmijët parashkollor dhe tha se komuna do të bëjë përpjekje edhe në ët ardhmen që të përmirësoj kushtet për mësim më cilësor në të gjitha nivelet.

“Shkolla e Shipolit dhe udhëheqja e saj janë ndër më të mirat në komunës, ndërsa që bashkësia Lokale është më e mira për nga organizimi dhe funksionimi i strukturave udhëheqëse. Këtu në shkollë bëhet një punë e madhe në mësimdhënie e mësimnxënie, por edhe në rregullimin e ambientit të brendshëm e të jashtëm që nuk mund ta gjesh në mjediset tjera”, tha ndër të tjera Mujka.

Erduan Gjigoli nga OSBE, tha se në Shipol është duke e bërë një punë shumë të mirë Komitetit Lokal për Siguri Publike deh shkolla e këtushme, andaj edhe OSBE-ja duke pas parasysh bashkëpunimin e mirë dhe sukseset, ka vendos që të mbështet projekte të ndryshme në të mirë të fëmijëve dhe qytetarëve të lagjes.

“Pas këtij projekti do të realizojmë projektin tjetër për ngritjen e sigurisë brenda dhe jashtë objektit, duke vendos kamera vëzhguese, për të vazhduar më pastaj edhe me projekte ët tjera”, tha ai.

Kryetari i Shipolit, Salih Mehaj tha se falë bashkëpunimit shumë të mirë me organet komunale, policinë e Kosovës,  OSBE-në, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe qytetarëve, janë arritur rezultate të mira në të gjitha fshat.

“Ka rënë dukshëm numri i vjedhjeve dhe i dukurive tjera të dëmshme shoqërore. Këtu nuk kemi raste të shpërfaqjes së ekstremizmit fetar apo tjetër. Kemi në planet tona ndërtimin e çerdhes së fëmijëve, zgjerimin e ambulancës, ndërtimin e nj shtëpie për pleq, ngritjen e një pllake përkujtimore për dëshmorët e rënë nga kjo lagje. Besojmë se një nga një këto projekte do të realizohen me ndihmën e komunës, OSBE-së dhe të tjerëve”, tha Mehaj.

Edhe imami i lagjes, Fatmir Latifi vlerësoi pozitivisht situatën e përgjithshme në lagje dhe bashkëpunimin e strukturave të lagjes më Bashkësinë e Islame. Ai premtoi angazhim të pakursyer në zgjidhjen e të gjitha problemeve të lagjes sa herë që nga ai kërkohet.
cerdhja1