Në Runik të Skenderajt, mbahet turneu për nder të Epopesë së UÇK-së (FOTO)

Shkolla e futbollit ”Runiku” me trenerat : Besim Hisenaj si dhe Perparim Demiri organizoj Turnen për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizoi turneun në futboll të vogël për grupmoshat U-11. Në këtë turne morën pjesë 5 shkolla të futbollit nga rajone të ndryshme të Kosovës:

Sh.F Runiku
Sh.F Lushta
Sh.F Drenica
Sh.F City Sport
Sh.F Dardania

Në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive me shumë ndeshje që na dhuruan emocione të bukura nga lojtarët e të gjitha skuadave, e mbi të gjitha treguan diciplinë dhe sjellje shembullore.

Vendi i parë i takoi Sh.F Lushtës nga Mitrovica e cila në finale mposhti Sh.F City Sport nga Gremniku, ndërsa vendin e 3-të e zuri Sh.F Dardania nga Klina.

Një falenderim i veçantë për të gjitha shkollat pjesëmarrëse, që na nderuan me prezencën, dhe sjelljet e tyre shembullore gjatë gjithë turneut, poashtu falenderojmë Qendrën Sportive ”Burimi” në Runik, që na mundësoi mbajtjen e Turneut.

Lexo tjetër  Krasniqi ua kthen Thaçit e Veselit