Në rrugën Skenderaj-Vushtrri shkelen dy këmbësore

Foto nga akrivi
Foto nga akrivi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Vushtrri.

Nga ky aksident kanë pësuar dy femra të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

“Raportohet aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull K/Shqiptar dhe dy këmbësorëve femra K/Shqiptare. Lëndime trupore kanë pësuar këmbësoret ku pas tretmanit mjekësor në spitalin e Vushtrrisë lirohen”, ka njoftuar policia./Drenicapress.info

Lexo tjetër  Ministri i FSK-së pjesëmarrës në njërën ndër konferencat kryesore në botë për siguri