Në Rezallë të Re të Skenderajt, bujku duke punuar arën gjen një mjet shpërthyes

Një bujk duke punuar arën e tij në fshatin Rezallë e Re të Komunës së Skenderajt, ka gjetur një mjet shpërthyes, ku menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët këta të fundit kanë njoftuar Njësinë e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Drenica Press.

Sipas Policisë së Kosovës menjëherë pas informacionit të marrë nga bujku kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi lajmëruar FSK-në për deminim, të cilët kanë ardhë në vend të ngjarjes dhe kanë larguar mjetin pa pasur  dëme materiale e njerëzore./drenicapress/