Në Qeveri nuk dihet nëse do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më 2 prill, serbët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Tomislav Nikolic.

E këto zgjedhje pritet të mbahen edhe në Kosovë, pasi që Komisioni Republikan i Serbisë parasheh hapjen e 90 vendvotimeve brenda territorit, raporton KTV.

Kundër këtyre zgjedhjeve është opozita, sipas së cilës, nëse ato mbahen, do të shkelej sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë. Kjo pasi që, sipas Vetëvendosjes dhe AAK-së, Serbia e konsideron vendin tonë pjesë të saj edhe me Kushtetutë.

Duke u nisur nga përvojat paraprake, opozita shprehet skeptike se qeveria do ta ndalojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ndërkaq, këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa dhe njëherësh zv.ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se qeveria ende nuk ka ndonjë qëndrim sa i përket mbajtjes apo jo të këtyre zgjedhjeve.

 
Loading...