Në Mitrovicë konfiskohen dy armë

Me aktivitet dhe angazhimet e vazhdueshme në parandalimin e të shtënave me armë zjarri Policia në rajonin e Mitrovicës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.

Vetëm dje me datën 24.08.2016, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, njësitë policore kanë reaguar në dy raste të ndryshme ku gjatë patrullimeve me të dëgjuar të shtënat, kanë ndërmarr të gjitha masat dhe kanë arritur të identifikojnë lokacionet prej nga janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Rasti i pare është identifikuar në Mitrovicë, rreth orës 14:45, dhe ka rezultuar se kemi të bëjmë me një aheng, ku është arrestuar i dyshuari SH.Z., 51 vjeçar dhe ju është konfiskuar një ,,Pushke gjuetie’’, leja jo valide dhe dy gëzhoja si prova materiale.

Kurse rasti i dytë është identifikuar në Vushtrri, rreth orës 17:16, ku njësia patrulluese ka arritur të identifikoj vendin e ngjarjes,  dhe kanë arritur të lokalizojnë të gjitha dëshmitë e nevojshme, dhe personi i dyshuar V.F., 22 vjeçar, rreth orës 21:30 është vet dorëzuar në polici dhe ka sjellë armën, të cilën dyshohet se është përdorur në rast, ku arma (revolja) dhe një karikator është konfiskuar si provë materiale.

Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’’ dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.  /Drenica Press/

Lexo tjetër  Makineri mahnitëse për pastrimin e stallës (Video)