Në Mitrovicë filloi asfaltimi i rrugëve kryesore të qytetit (Foto)

Pas vendosjes së gypave të ujësjellësit, rregullimit të kanaleve fekale e atmosferike dhe pas përgatitjeve të duhur të bëra, ka filluar asfaltimi i rrugëve në Mitrovicë.

Fillimisht ka nis asfaltimi i pjesës së rrugës kryesore që ndanë qytetin në dysh, pjesa nga hekurudha afër lumit Sitnicë deri tek varrezat ortodokse, përkatësisht tek magjistralja Mitrovicë-Prishtinë, në një gjatësi prej rreth 700 metrash.

 

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka përcjell fillimin e asfaltimit të rrugës së lartpërmendur dhe me këtë rast ka kërkuar nga punë kryesi që të respektoj kriteret e kontratës dhe që asfaltimi të jetë cilësor.

“Nëse asfaltimi nuk bëhet ashtu si duhet dhe nëse vërehen defekte në punë, realizimi i punëve nuk do të pranohet. Ka kaluar koha ku r punët janë bërë shkel e shko, ndërsa që ato janë pranuar dhe paguar nga komuna, pa u ndëshkua askush. Qytetarët e Mitrovicës duan rrugë të ndërtuara e rregulluara sipas standardeve evropiane dhe kjo duhet të jetë kështu patjetër, edhe në këtë segment, pro edhe në segmentet tjera që do të vazhdojnë të asfaltohen ditëve në vijim”, i tha punë kryesit kryetari Bahtiri.

Asfaltimi këtij segmenti rrugor është pjesë e projektit të Komunës për ndërtimin, asfaltimin dhe modernizimin e rrugëve brenda në qytet, në një gjatësi prej rreth katër kilometra, vlera e të cilit arrin shumën në mbi 4000.000 euro.

Aktualisht në Komunën e Mitrovicës janë duke u realizuar 25 projekte të ndryshme kapitale, me vlerë prej disa miliona eurosh.

 

Lexo tjetër  Lladrovcin e bëjnë nervoz: Kush ke ai budall…(VIDEO)