Në luftën mes dy deshve, e pëson makina (VIDEO)

Një video që po bën gjiron e botës ka kapur një moment kur një dash godet me kokë pjesën e përparme të një makine e cila po provonte të kalonte përmes turmës së kafshëve. Videoja, e postuar të enjten që lamë pas në LiveLeak, shfaq dy desh duke u ndeshur me njëri-tjetrin para se makina të kalojë në mes të dy kafshëve. Por, shoferi, me sa duket, nuk e percepton mirë situatën në të cilën po ndesheshin dy deshët. Pas ndeshjes së parë mes tyre, ata përgatiten për ndeshjen e dytë, dhe në atë moment, makina provon të kalojë përmes tyre, moment në të cilin njëri dash e godet makinën duke ia prishur mbrojtësin e përparmë asaj, transmeton Koha.net. Dashi duket se kaloi pa lëndime pasi që iu rikthye duelit menjëherë pasi makina kaloi.

Vendi se ku ka ndodhur ngjarja nuk dihet, por vërtet tregon “kokëfortësinë” e deshve.

 
Loading...