Në këto ekipe mund të bëhet Guardiola trajner

Guardiola ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni. Mirëpo, vazhdojnë të qarkullojnë spekulime rreth të ardhmes së tij.  Në ndërkohë, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar emrat e tri klubeve ku mund të shkojë Guardiola, në rast të largimit nga Bayern Munich.

Liverpool, Arsenal e Manchester City, këta janë tre favoritët për të siguruar marrëveshje me Guardiolën, që konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë./drenicapress/