Në këtë qytet shqiptar ishte fabrika më e madhe plehrave kimik

Në Fier, është përkujtuar 50-vjetori i nisjes së punës së ish-uzinës së Azotikut në Fier, një nga investimet më madhore në vend, njëkohësisht dhe më e madhja e prodhimit të plehrave kimikë për bujqësinë në Ballkan. Ish-punonjës dhe drejtues të uzinës, përmes një dokumentari theksuan punën e bërë për prodhimet “Made in Albania”.

50-vjet më parë, u mundësua prodhimi i sasisë së parë të nitratit të amonit, çka shënoi dhe nisjen e punës së Uzinës së Azotikut të Fierit, më e madhja në Ballkan.

Sot, 5 dekada më pas uzina është jashtë funksionit, por ish-punonjësit e saj, u mblodhën bashkë duke përkujtuar punën e madhe që bëhej për plehrat kimikë që përdoreshin për produktet bujqësore “Made in Albania”.

Ish-punonjësit e Azotikut, prezantuan dhe një dokumentar të bërë me materiale nga puna ndër vite e ish gjigantit industrial të prodhimit të plehrave kimike bujqësore në Ballkan.

/Oranews.tv/

 
Loading...