Në Drenas pastrohen 10 deponi të mbeturinave

Në kuadër të Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” në Komunën e Drenasit janë pastruar 10 deponi te mbeturinave.

Këtij aksioni janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve të Drenasit, nxënës të shkollave, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, si dhe kompani të ndryshme nga komuan e Drenasi. Në këtë aksion i përfshirë ishte edhe i pari i Drenasit, Nexhat Demaku në shoqërimin e të cilit u pa edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Agani, si dhe drejtori i ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli” Ioanis Moutafis.

Aksioni ka filluar në orën 10, fillimisht në qendër të Drenasit, ndërsa aksioni është zhvilluar edhe në fshatrat për rreth Drenasit, ku kompani të ndryshme kanë bërë pastrimin e deponive të mbeturinave.

Deponia më e madhe e mbeturinave e cila gjendej në Arllat, më konkretisht në lagjen Bytyqi është pastruar nga kompania “NewCo Feronikeli”, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ministri Agani si dhe drejtori i Ferronikelit, Ioanis Moutafis. Ndërmarrja “Pastrimi” ka pastruar qendrën e qytetit, kompania “Al-Trade” ka pastruar deponin në lagjen Hoxha të fshatit Damanek, “A&I Inginiering” në fshatin Nekoc ka pastruar deponin në lagjen Plakiqi, kompania “Shkëmbi” ka pastruar deponin në fshatit Dobroshec, kompania “Vrellaku” deponin në fshatin Baicë, “Fer-Petrol” deponin në fshatin Gllobar, “Trasing Group” deponin në fshatin Poklek, dhe “G-ENG” deponin në Çikatovë të Re.
Këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe organizata gjermane GIZ e cila është edhe partnere me Komunën e Drenasit në projektin për Menaxhimin e Mbeturinave.drenasi 1

Bëhet e ditur se këto deponit që janë pastruar pritet të shndërrohen në parqe, ku do të shfrytëzohen nga banorët, ndërsa në fund të këtij aksioni u është bërë thirrje qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë, që ta ruajnë mjedisin ngase me një kujdes të shtuar do të kontribuojnë akoma më shumë në këtë drejtim.