Në BeH meteo-arlam “i verdhë”, në Mal të Zi “i kuq”, ndërsa dëbora i bllokoi Slloveninë dhe Kroacinë

Në Sarajevë dje ka rënë borë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se priten reshje më të rrëmbyeshme. Në kryeqytet dhe në pjesën më të madhe të BeH-së është dhënë “meteo-alarm “i verdhë”.

Temperatura në Sarajevë është dy gradë, ndërsa gjatë natës ka zbritur nën zero. Reshjet të dëborës priten ditëve të ardhshme në disa pjesë të BeH-së. Lartësia e shtresës së dëborës parashikohet se është midis pesë dhe 15 centimetra.

Rrjeti evropian i serviseve meteorologjike publikoi dje meteo-alarm “të kuq” për gjithë territorin e Malit të Zi për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të cilat priten, erërave të fuqishme dhe bubullimave.

Bora e parë më e fuqishme e cila e përfshiu pjesën më të madhe të Sllovenisë krijoi probleme në komunikacion, posaçërisht në autostradën nga Lubjana drejt Koperit. Për shkak të stuhisë së fuqishme dhe dëborës në orët e hershme të mëngjesit është regjistruar defekt në rrjetin elektrik në rajonin e bregut slloven, ku pa energji kanë mbetur disa mijë konsumatorë.

Incidente për shkak të kushteve të motit kanë ndodhur në rajonet e Nova Goricës, Celjes dhe Mariborit, ndërsa për shkak të derdhjes së shtretërve më të vegjël lumor ka pasur përmbytje në disa vende në pjesën perëndimore të shtetit.

Dëbora e cila e përfshiu Kroacinë, gjithashtu, shkakton probleme në komunikacion. Për shkak të erërave të fuqishme janë mbyllur edhe linjat e anijeve.

Reshjet e dëborës i bllokuan Kapelën, Slemen, Gorski Kotarin. Rrugët e lagështa dhe rrëshqitëse shkaktojnë probleme nëpër rrugët në brendësi, ndërsa stuhia e dëborës krijon probleme në komunikacion në rajonet bregdetare. Janë të mundshme rrëshqitje të dheut, paralajmërojnë shërbimet kompetente.

Në Serbi moti është kryesisht i vranët dhe shumë i ftohtë, përkohësisht me reshje shiu, njoftoi Entit republikan hidrometeorologjik. Në malet më të larta në pjesën jugperëndimore të vendit priten reshje të dëborës