Në 24 orët e fundit, 66 aksidente dhe 2388 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan gjithsej 66 aksidente komunikacioni.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, aksidente me të lënduar janë 23, ndërsa aksidente pa të lënduar 43.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 2388 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit. /Drenica Press/