Ndodhi në Shkodër, hajnat ia kthyen unazën e djalit të vrarë

Tre grabitës hynë me forcë në shtëpinë e dy të moshuarëve në Shkodër duke u marrë para dhe bizhuteri.

Ndërkohë që shpjegon se çfarë u ndodhi, 81-vjeçari rrëfen se një moment grabitësit i kanë kthyer unazën e djalit të vrarë.

“Këtë e shtynë, e përsheshën aty, dhe as e ngrinin, as e bënin. E zinin për fyti. U ngrita ashtu si isha, më dhanë një të shtyrë, rashë dhe unë. Këmbë e duar vajta në krevat. Atëhere e ngritën këtë dhe e përplasën aty. Kjo (gruaja) ulërinte. Na thonin “Mos lëvizni se do ju vrasim”. Pastaj na kërkuan paratë. Unë u tregova i sinqertë, i thashë që kisha në portofol, por më thanë ato i morëm. I thashë ato janë të pensionit, ne nuk kemi para. Pastaj shkuan andej nga dollapi i kësaj. Gjetën edhe ca lekë andej. Ne e dimë ç’kemi hequr. Gruan e goditën, mua më shtynë. Kjo bërtiste, ndërsa mua më panë ashtu gjysmak. Dy vetë erdhën brenda, një i gjatë, i hollë, ndërsa një i shkurtër, pak esmer.

Panë foton e djalit aty, edhe i tha gruaja që na e kanë vrarë. Edhe thanë betohuni për djalin që nuk do njoftoni policinë. I morën varësen dhe unazën, por unazën ja kthyen se iu lut kjo. Ai i gjati, se ai tjetri nuk donte. Menjëherë ne thirrëm policinë. Edhe erdhi vetë drejtori, nëndrejtori, shefi i policisë, nja 20 vetë”., – shpjegon i moshuari. /albeu.com/