NDODHI EDHE KJO: Vjedhin plehun gjatë natës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së kaluar.
Bëhet fjalë për vjedhjen e disa thasëve me pleh kimik në një magazinë në fshatin Mursi, Bashkia Konispol.
Dyshimet e para bien mbi kultivuesit e kanabisit, pasi mendohet se ata e kanë vjedhur plehun jo për vlerën e tij, por më shumë për të shmangur dyshimet se për çfarë do ta përdornin ata plehun.
Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 
Loading...