Ndodhë në Skenderaj, vetëplagoset derisa luan me armën e babait

Një vetëplasojes është regjistruar në fshatin Qirez të Komunës së Skenderaj, transmeton Drenica Press.

Mësohet se  një mashkull K/Shqiptar është vetëplagosur aksidentalisht në Qirez, derisa ishte duke lozur me armën e babait të tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.  Në vend të ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër  fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Kështu u pritën vëllezërit Ramadani në vendlindje (Foto)