Ndodh në Drenas, një person kërkon ndihmën e policisë pas asaj që pa në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kishnarek të Drenasit një person ka raportuar se në një objekt të pabanuar (afër shtëpisë) ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë larguar mjetin e dyshuar granatë dore M59 në mënyrë të sigurt./Drenicapress.info/