Ndeshje e vështirë për KF Drenicën

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll

Kampioni në fuqi Trepça ’89, sot do të ketë punë shumë të vështirë, kur do të pres skuadrën e Drenicës në Mitrovicë.

Kjo nuk është ndeshja e vetme sot, pasi në Gjakovë skuadra e Vëllaznimit do të pres Vllazninë e Pozharanit që këtë sezon është bërë pjesë e Superligës.

Të dy këto ndeshje zhvillohen nga ora 16:30.