Ndërron jetë papritur aktori në moshë 20-vjeçare (FOTO LAJM)

Aktori i serialit “The Goldbergs”, Jackson Odell, ka ndërruar jetë në moshë 20-vjeçare.

TMZ bën të ditur se ylli i ri ka ndërruar jetë të premten në San Fernando Valley të Hollywoodit.

Ai është gjetur pa shenja jete në një shtëpi rehabilitimi, ku ka qëndruar për t’i tejkaluar problemet me vartësinë nga droga.

Karriera e Jackson nisi që në moshën 12-vjeçare në serialin televiziv, “Private Practice”, ndërsa më pas ka luajtur në një sërë serialesh të suksesshme, duke përfshirë “iCarly”, “Modern Family” e ” Arrested Development”.

Odell ka qenë një herësh edhe muzikant, ndërsa i ka shkruar disa këngë për filmin e vitit 2018, “Forever Your Girl”.

Në komedinë e ABC, “The Goldbergs”, ka luajtur rolin e studentit Ari Caldwell, shok i Ericas dhe Lexit, dhe vëllai i Danas.

Aktori ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram publikonte shpesh video nga këngët e tij.

Lexo tjetër  MKRS-ja investon 400 mijë euro në Prizren