Ndërrohet prapë flamuri “Te Rrethii”, vendoset një gjigant (Foto)

Zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror “Te Rrethi” mbrëmë u përcoll me disa probleme.

Pos kundërshtimit të zëvendësimit që u bë nga disa personalitete, fillimisht personat e autorizuar kishin probleme me rrjetin elektrik çka ia pamundësoi ndërrimin, shkruan Indeksonline.

Për këtë u nevojit asistimi i njësive të KEDS-it, zyrtarëve policor dhe zjarrfikësve. Pas mënjanimit të problemit me rrymën, ndodhi një problem tjetër.

Dikush e vodhi flamurin shtetëror, derisa po largohej ai kombëtar. Kjo i detyroi personat e autorizuar që të vendosin një flamur më të vogël, deri sot në mëngjes.

Në orët e para, flamuri i vogël është zëvendësuar me një gjigant, sic ishte paraparë mbrëmë. /Indeksonline/