Ndërpritet seanca e rastit ‘Drenica’ në Supreme

Seanca në Gjykatë Supreme e rastit ‘Drenica’ është ndërprerë pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues nuk është ndjerë mirë.

Seanca është paralajmëruar të vazhdojë në ora 13:00, varësisht prej gjendjes shëndetësore të anëtares së kolegjit.

Ndërprerjen e seancës, të paktën për një orë, e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i angazhuar në këtë rast, Arianit Koci.

Ndryshe, në rastin e njohur si ‘Drenica’ muaj më parë janë dënuar për krime lufte ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku.

 
Loading...