NDAHEN ÇMIMET GRAMMY AWARDS

Këngëtari britanik, Sam Smith, është shpërblyer për këngën dhe interpretimin më të mirë në ceremoninë Grammy Awards që është mbajtur mbrëmë.
Ndërsa për albumin e vitit është shpërblyer këngëtari dhe kompozitori amerikan, Beck Hansen.
22 vjeçari Smith, i ka fituar të dyja qmimet me këngën “Stay With Me” dhe është shpallur këngëtari më i mirë. Në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles, albumi “In The Lonely Hour” është shpërblyer si albumi më i mirë pop.
Fitues të tjerë të rëndësishëm janë edhe reperi Pharrell dhe Beyonce, që të dytë këta kanë fituar nga tre Grammy. Një moment, së bashku me këngëtaren Katy Perry, në skenë është shfaqur presidenti Barak Obama, i cili ka kërkuar nga të pranishmit të ngriten në këmbë si shenjë proteste kundër dhunës në familje.