Mustafi në Ligën e Kampionëve, Barca e mban në ligë La Corunan

Janë zhvilluar edhe ndeshjet e xhiros së 38-të La Ligas spanjolle, përjashtuar Real Madridin që luan duke filluar nga ora 20:30.

Pas një sezoni fantastik, Valencia në mbrojtje me të pakalueshmin Shkodran Mustafi, ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti 2:3 në udhëtim Almerian.

Kampionët e La Ligas, në ndeshjen e fundit të Xavi hernandez në Camp Nou, barazuan 2:2 me Deportivo La Corunan, barazim ky që i mundësoi mysafirëve të mbesin pjesë e elitës së futbollit spanjoll.

Fitore në xhiron e fundit, mori edhe Sevilla në udhëtim te Malaga, të cilën skuadër e mundi 2:3.