Murat Meha thotë se vija kufitare me Serbinë është vendosur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacion, njëherësh edhe Kyeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka thënë se çështja e kufijve është e rëndë.

Ai ka thënë se se vijat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë vendosur dhe të pranishëm përpos ekipeve nga Kosova dhe Serbia të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga Bashkësia Evropiane dhe EULEX-i.

“Dua edhe këtu të ju informoj që sa i përket pikave kufitare, vend kalimeve kufitare që janë vijë kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë ne i kemi vendos ato, dhe ato janë të vendosura në prani të Bashkësisë Evropiane, EULEX-it, dhe të dy ekipeve nga Kosova dhe ekipi nga Serbia. Është vendosur në Zubin Potok, në Jarinje, në Merdare, në Mutivodë dhe në dy pika tjera deri të Konçuli atje. Do të thotë janë të vendosura saktësisht në centimetra mes të dyja shteteve vijat kufitare”, ka thënë Meha për Tribuna Channel.

 
Loading...