Munishi: Jam i dashuruar në lojën e këtyre futbollistëve, le të ftohen në Përfaqësuese

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, është i mendimit se trajnerët në Përfaqësuesen e Kosovës duhet t’i ftojnë disa lojtarë që mbrojnë ngjyrat e skuadrës nga Drenasi

Ismet Munishi në një prononcim ka thënë se tre lojtarë të Feronikelit meritojnë që të ftohen nga Përfaqësuesja A derisa një tjetër nga Kosova U-21.

“Faton Maloku në Përfaqësuesen A, Florian Smakiqi te Kosova U-21. Ahmet Haliti dhe Arbër Prekazi janë mbrojtësit më të mirë në Superligë dhe meritojnë të ftohen në Përfaqësuese. Thjesht jam i dashuruar në lojën e tyre”, ka thënë Ismet Munishi. /Gazeta Olle/

Lexo tjetër  Sami Lushtaku në Gjilan, për ta mbështetur KV Skenderaj (FOTO)