Munishi flet pas fitores në derbi

Sot Feronikeli ka arritur të arkëtojë një fitore të rëndësishme përballë rivalit lokal Drenicës, me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Albutrint Morina në minutën e 77′ nga afërsia.

Kryetrajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, u shpreh i kënaqur me lojën e treguar ku tha se e kemi dominuar tërë takimin. Gjithashtu Munishi tha se deri më tani i kemi dominuar gjitha ndeshjet por nuk na kanë ecur mirë rezultatet, përcjellë futbollikosovar.com

“Është e vërtetë që kemi pas raste të konsiderueshme dhe i kemi humb ato, me rëndësi është fitorja. Ne sot përballë kemi pasë një mjaft kualitativ, mirëpo mund të them që ne plotësisht e dominuam lojën dhe jo vetëm në këtë ndeshje na gjithë kundërshtarët i kemi dominu deri më tani mirëpo nuk na kanë ecur mirë rezultatet. Kjo fitore për ne është e rëndësishme për qetësinë, për skuadrën që të vazhdojmë rrugëtimin deri në fund. Nëse nuk arrijm titullin e kampionit, të paktën ta mbajmë kampionatin gjallë dhe ta respektojmë deri në fund. Ne ende sjemi dorëzuar, titulli do të jetë i vështirë, mirëpo i kam bind futbollistat që liga është e nivelizuar, nëse arrijm ti kryejmë detyrat tona, ti arrijmë tri katër fitore radhazi atëherë do të jemi pretendent. Detyra jonë është që këto ekipet sipër ti fusim në vështirësi.” tha Munishi për SSK.

Lexo tjetër  Afrim Tovërlani motivon futbollistët me këto fjalë