Munishi, Bunajkit: Kosova në nivel të San Marinos

 

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, vazhdon që haptas të shpreh pakënaqësitë ndaj përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaki.
Munishi kësaj here ka ironizuar duke thënë se Bunaki ka bërë përparim të madh me Kosovën, duke e krahasuar tani me San Marinon
“Selektori jon ka bo perparim te madh me reprezentacionin e Kosoves tash jemi ne nivel me San Marinon qe ka banor sa lagjeja Marigona…”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në Facebook.
Në dy ndeshjet e fundit miqësore, Kosova ka barazuar me Eintrahtin e Frankfurtit (0-0), kurse ka pësuar humbje nga Werder Bremeni (2-0).