Mposhtet Drenica

Pas një fillimi të mirë që kishte klubi futbollistik Drenica, tani në fund të kampionatit nuk po i ecin punët si duhet. Pas barazimeve të shpeshta sot KF Drenica pësoj edhe një humbje në Pejë nga KF Besa. KF Drenica është mposhtur nga Besa në Pejë me rezultat 3 me 2. Skuadra e Besës ishte më e mirë në këtë përballje ndaj Drenicës. Klubi pejan gjatë pjesës së parë disa herë sulmoj portën drenicase, por rrjetën arriti ta tundë vetëm në minutën e 28 kur KF Besa arriti të kaloj në epërsi pasi një hutimi të mbrojtjes drenciase që kërkuan pozitë jashtë loje. Ishte Karahoda ai që shënoi për 1:0, pas asistimit të Durakut.

Sulmet e Besës nuk u ndalën vetëm më kaq dhe në pjesën e dytë në minutën e 50 Besa shënoj për  2:0 kësaj here ishte Milicaj që shënoj në portën e Drencës. Por Milicaj nuk u ndal me kaq ai pasoj më pas te Kasapi i cili me qetësi mposht portierin drenicas Sadikun për 3:0. Kurse Kastriot Mehmeti e Hysen Tahiri shënuan për Drenicen për të ngushtuar rezultatin por jo edhe për t’iu shmangur humbjes./drenicapress/