Mou telefonon Shyrrlen: Eja të marrësh medaljen

 

Andre Shyrrle do të ketë një medalje kampioni me Çelsin në kraharor këtë sezon, pavarë- sisht se kampioni i botës u largua drejt Volfsburgut në janar.
Ka qenë vetë trajneri Murinjo ai që i ka dërguar një mesazh sulmuesit për të tërhequr edhe ai suvenirin e titullit të bluve të Londrës. Edhe për 24-vjeçarin, i cili luajti vetëm pak ndeshje gjatë fazës së parë, një lajm i tillë ka qenë surprizë:
“Nuk e dija që do merrja një medalje sepse nuk luajta gjatë fazës së dytë me Çelsin. Por Murinjo më dërgoi një mesazh dhe më tha që të vija të merrja medaljen time në ndeshjen e fundit të kampionatit. Jam shumë krenar për ish-shokët dhe veten”.