Motra e deputetes së PDK-së parashikon fitoren e Agim Bahtirit në Mitrovicë

Krejt PDK-ja janë ngritur në këmbë për t’ia siguruar fitoren Valdete Idrizit përballë Agim Bahtirit  të AKR-së në Mitrovicë.

Në partinë e Kadri Veselit, janë të bindur se Idrizi do ta fitojë këtë garë por kështu nuk mendon, motra e Ganimete Musliut – deputete e PDK-së. Duke u nisur nga ajo cfarë ka parë në paraqitjet publike të dy kandidatëve, Fatmire Musliu zv.ambasadore e Kosovës në Zvicër, ka thënë se në fund të zgjedhjeve për balotazh, Agim Bahtirin, e sheh para Valdete Idrizit, shkruan Magazina.al

“Thuani çka tju dojë zemra por unë per garën e ardhshme ne Mitrovice e shohë Agim Bahtirin para Valdete Idrizit. Agimi e ka ne favor karten e njejtë si para katër viteve. Shohim e flasim…”, ka shkruar në Facebook, Fatmire Musliu.

Më pas kanë pasuar edhe komente të ndjekësve të saj, me crast Musliu ka sqaruar se nuk është dëshirë e saj fitorja e Bahtirit, por ka frikë nga nënqmimi që i bëhët kundërkandidatit. “Mos e nençmo kundershtarin kur të ndajnë vetem 2% në rezultatet”, ka shkruar Musliu nderkohë që ka marrë edhe vlerësime pozitive për qëndrimin parimor. Magazina.al