Moti në këtë fundjavë

Meteorologët  thonë se sot në Kosovë do të jetë një ditë me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të sillën në mes 13 e 31 gradë Celsius.

Dita e dytë e fundjavës pritet të fillojë me mot të kthjellët, por në orët e pasditës mund të ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat do të lëvizin në mes 13 e 32 gradë Celsius.

Mot kryesisht i kthjellët parashihet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme e mandej, kohë pas kohe, priten vranësira dhe rënie e temperaturave.