(Mos) Votimi i Gjykatës Speciale, dhe padia për gjendocid ndaj Serbisë

Shkruan: Fehmi Rama   /

Kuvendi i Kosovës gjendet para një sfide të madhe, asaj të votimit të Gjykatës Speciale. Disa deputet shqiptar janë ngurtësuar me qëndrimet e tyre kundër këtij votimi, sipas tyre është i panevojshëm delegimi i kompetencave gjygjësore në instanca ndërkombëtare të cilat mund të prodhojnë të ashtuquajturën Gjykatë Speciale.

Në ballë të pranimit të kësaj sfide, gjenden pjesa dërmuese e strukturave udhëheqëse të UÇK-së, përfshirë dhe të supozuarin që do gjykohet nga Gjykata Speciale që ishte shef i SHP të UÇK-së.  Pastrim i emrit personal, pastrimi i emrit të gueriles më të sukseshme në kohën moderne, cilësohet akt sakrifice. Interesant mbetet fakti që dikush të “mbron” nga vetëvetja jote, përderisa njerëzit e presuopzuar që do gjykohen janë shprehur në favor të votimit, kemi një pjesë të politikës që për një arsye a tjetër janë deklaruar kundër. Qdo votë kundër shpie ujë në mullirin e kundështarit, shpije në profilizim të diskursit politik të ruso/serbëve.

Gjykata Speciale do të formohet nëse jo nga Kuvendi i Kosovës, patjetër nga Këshilli i Sigurimit të OKB. Për moslejimin e profilizimit të politikave ruso/serbe në raport me Kosovën dhe aleatet e sajë në OKB, nevojitet koncensus nacional i deputetëve kosovar. Mos votimi i Gjykatës Speciale rrezikon seriozisht përkrahjen e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherit do të ishte edhe humbja më e madhe e Kosovës në arenën ndërkombëtare,  dështimi i Gjykatës Speciale është edhe dështim i ShBA-së.

Drejtësia ndërkombëtare ndër vite, dhe shqiptarët

Shqipëria në LDB kishte hyrë si vend të cilit nga trungu i saj i ishin shkëputur pjesë të mëdha të territoreve të saj, prap se prap shqiptarët u rreshtuan me forcat aleate. Mbas kësaj lufte destrojer dhe kryqëzor anglez  u futën në ujërat shqiptare asokohe të minuara, në kufirin greko-shqiptar. Greqia here pas here prvokonte shqiptarët në kufi, qëllimi i saj  ishte gllabërimi i Korçës, Sarandës etj. Për këtë incident Shqipëria dhe Britania e Madhe ishin pajtuar t`i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare me dy pyetje, mes të tjerave dhe gjygjtari anglez kishte votuar pro Shqipërisë, se Anglia kishte shkelur intergritetin territorial të Shqipërisë, përmes Greqisë.

Pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë, ishte themeluar Tribunali i Hagës për t’i hetuar krimet e supozuara. Të vetmit ishin shqiptarët që nuk i`u trembën këtij Tribunali shkuan vullnetar dhe u dëshmua pafajsia e tyre, për dallim nga të tjerët që ikën me dekada të tëra.

Pas Gjykatës Speciale do ishte e rrugës, padia ndaj Serbisë për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës

A do jem të zotët të ngrem padi për gjenocid, mbetët të shihet. Besoj fuçishëm në fjalën e Zv.Kyreministrit Thaçi, për ngritje të padisë ndaj Serbisë.

Ne si popull kemi dëshmi të shumta për krimet e ushtruara nga Serbia. Para disa vitesh është publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dosja e  Ljubisha Dikoviqi, si kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Serbisë, bëhet e ditur se nga kupola udhëheqëse politike e ushtarake serbe deri te strukturat më të ulta kanë qenë të përfshira në dhunë gjenocid e katrahura ndaj shqiptarëve.

Pjesë të përmbledhura nga FDH:

 Nën komandën e Dikoviqit shumë oficerë të Sigurimit ushtarak, i kanë stërvitur dhe ushtruar grupet e vrasësve të kriminelëve. Mbi 4.500 pjesëtarë të brigadës 37 të motorizuar, kanë filluar “spastrimin” e hapësirës së Drenicës nga “forcat terroriste shqiptare” janë kryer vrasje të shumta masive të civilëve shqiptarë, dhunime, plaçkitje dhe shkatërrim i pronës.

 Qirez, komuna e Skënderajt

Pjesëtarët e AJ/MPB-së i kanë mbajtur në oborrin e xhamisë rreth 250 shqiptarë, të nesërmen, herët në mëngjes, në datën 1.05.1999, në xhami kanë hyrë pjesëtarët e PPJ dhe të Njësive për Operacione Speciale (NjOS), të njohur si Frenkit e në mesin e tyre edhe njëfarë Çarli, si udhëheqës dhe prijës, dhe Nikçi dhe Gjuka si vartës të tij.

Me urdhrat e pjesëtarit të PPJ, të quajtur “komandanti”, pjesëtarët e tjerë të PPJ dhe disa

ushtarë, i kanë rreshtuar shqiptarët e zënë rob menjëherë afër skajit të njërës prej gropave dhe bashkë e në të njëjtën kohë, me rrafall plumbash kanë shtënë mbi ta, pas kësaj, kanë hedhur shumë bomba dore. Më 01.05.1999 pjesëtarët e UJ-së/MPB-së i kanë nxjerrë rreth 130 shqiptarë të rritur nga xhamia e Qirezit, dhe i kanë dërguar në Çikatovë të Vjetër, ku në grupe i kanë pushkatuar…