Mos e humbisni mesazhin që jep Ronaldo për Messin pasi fitoi ‘Topin e Artë’

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në 10 vitet e fundit ka qenë duke garuar me Leo Messin, duke ndarë kështu të dy nga pesë “Topa të Artë”.

Portugezi shpreson që kjo garë ndërmjet tyre do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“Messi? Shpresoj që të luajë në këtë nivel për disa vite të tjera. Shpresoj që beteja me Messin të vazhdojë. Ndihem mirë këtë sezon dhe do të shohim atë që do të fitojmë në fund të vitit”, tha Ronaldo pasi fitoi “Topin e Artë” në Paris.